“Nuk e kemi ende numrin e saktë të afganëve që do strehohen në Shqipëri”/ Olta Xhaçka pret në takim ambasadoren Yuri Kim

Ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka ka pritur në takim ambasadoren e SHBA-ve Yuri Kim, për të diskutuar lidhur me strehimin e afganëve në Shqipëri.

Mbas përfundimit të takimit, Ambasadorja amerikane deklaroi sot se SHBA-të po punojnë ngushtë me qeverinë shqiptare për strehimin e shtetasve afganë në Shqipëri.

Kim i ka shprehur mirënjohje popullit shqiptar për ndihmën në këtë rast dhe tha shtetasit afganë do të strehohen përkohësisht në Shqipëri.

E pyetur për numrin e tyre, ajo deklaroi se nuk e ka ende numrin konkret të afganëve që do të vijnë në Shqipëri.

“Kishim një takim shumë të mirë sot. Jemi të prekur nga vendimi i Shqipërisë për t’i dhënë strehim të përkohshëm. I shpreh mirënjohje popullit shqiptar për ndihmën e tyre. Ne nuk kemi një numër të saktë ende, po ndryshon shumë shpejt. Njerëzit do të vijnë këtu përkohësisht dhe më pas do të vendosen në SHBA. Disa po vendosen direkt në SHBA”, tha ambasadorja Kim.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *