Të paktën tre persona kanë vdekur nga rrëzimi i një avioni ushtarak në Rusi.
Mediat e huaja kanë publikuar pamjet e avionit të përfshirë nga flakët dhe shihet teksa bie në një zonë të pyllëzuar.
Agjencitë e lajmeve në Rusi thonë se, avioni ishte nisur për një fluturim testues jashtë Moskës, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e rrëzimit.
“Avioni i ri i lehtë ushtarak i transportit, një ‘Il-112V’, u përplas në një zonë të pyllëzuar, ndërsa po zbriste në aeroportin Kubinka, rreth 28 milje në perëndim të Moskës”,- tha një zëdhënës i Korporatës “OAK” për agjencinë “Tass”.
/Priza.al/