Këngëtari i njohur, Bob Dylan është vënë nën akuzën për abuzim seksual të një vajze 12-vjeçare në 1965. Gruaja, e cila e ka akuzuar 80-vjeçarin pretendon se ai i ka ofruar alkool dhe drogë para se të abuzonte seksualisht me të.
Gruaja 68-vjeçare ka ngritur padinë të premten dhe është shprehur se ai ka shfrytëzuar statusin e tij si muzikant dhe se ai i ka shkaktuar shqetësim emocional.
Ajo pretendon “ofrimin e drogës, alkoolit dhe kërcënimeve për dhunë fizike”, duke e lënë atë të dëmtuar emocionalisht dhe të dëmtuar psikologjikisht edhe sot e kësaj dite. ”
Në një deklaratë për mediat, përfaqësuesi i Dylan ka deklaruar se ‘Pretendimi i 68-vjeçares është i pavërtetë dhe do të mbrohet me forcë.’
/Priza.al/