‘Gra për komandantët’, talebanët japin urdhër për femrat e pamartuara 12-45 vjeçe

Afganistani tashmë është plotësisht në duart e Talebanëve dhe sipas DailyMail plani i tyre i rradhës është të rrëmbejnë vajzat 12-45 vjeçe të pamartuara për t’i martuar me ushtarët e tyre.

Komandantët xhihadistë thuhet se po urdhërojnë imamët në zonat që kanë kapur për t’iu bërë një listë me emrat e grave beqare.

Ata i konsiderojnë si plaçka lufte dhe duan t’i shfrytëzojnë si skllave seksuale, ndërsa këto të fundit janë të frikësuara për jetën e tyre.

Më parë u raportua një vrasje e një gruaje nga talebanët, pasi  ishte veshur me rroba të ngushta, kurse në disa zona të tjera nuk lejohet të dalësh pa praninë e një burri.

/Priza.al/

TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *