Foto/ Strehimi i afganëve në Shqipëri, studentët largohen me çanta në krah! Zbrazen 6 godina tek konviktet në Tiranë

Autoritetet shqiptare kanë nisur punën për strehimin e shtetasve afganë pas largimit nga vendi i tyre. Ashtu siç është bërë e ditur edhe një ditë më parë (16 gusht), vendi ynë ka vendosur në dispozicion disa baza ku do të strehohen afganët.

Një prej tyre janë dhe konviktet e Qytetit Studenti. Mësohet se deri më tani janë zbrazur dhe janë bërë gati 6 godina. Siç mund të shihet edhe nga pamjet, godinat 2, 4, 7-8, 24-25, po boshatisen dhe po pastrohen.

Pak ditë më parë qeveria shqiptare pranoi strehimin e të paktën 2000 afganëve, gazetarë dhe diplomat pas largimit nga vendi i tyre. Talebanët kanë pushtuar më shumë se 1/3 e territorit të Afganistanit ku ditën e djeshme “u rrëzua” kryeqyteti Kabuli.

Në Shqipëri pritet të mbërrijë grupi i parë i afganëve prej 250 personash. Ata do të strehohen në Durrës dhe Tiranë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *