Pas ofendimeve të rënda të Finem, Don Xhoni ka reaguar menjëherë në Instagram. Ai nuk e mbajti për shumë gjatë postimin në InstaStory, por kjo gjë nuk i shpëtoi syrit të publikut.
Në mënyrë kërcënuese reperi i hitit ‘Make a pose’ ka treguar screenshot të një lajmi të fundit, i cili tregon rreth të shtënave me armë në një koncert të tijin në Drenicë.
“Prej t’99 e din secili prej ktyne.”- shkruan rreperi.
Nga teksti i këngës së tij: “Prej 99-ës veç me kallash kena gjujt”, çfarë ka dashur të nënkuptojë reperi me këtë mesazh kundrejt Finem?
Në media u përfol edhe për postime thumbuese kundrejt njëri-tjetrin, ku fansat ishin të bindur që videot tallëse të publikuara nga Finem i drejtoheshin Don Xhonit e ndërkohë ky i fundit ia kthente ‘dhëmbë për dhëmbë’.
/Priza.al/