Rriten infektimet me Covid në Shqipëri, regjistrohen 451 raste të reja dhe 2 humbje jete në 24 orët e fundit!

Kanë shënuar një rritje të frikshme infektimet me koronavirus në vendin tonë, duke u dyfishuar nga një ditë më parë.

Ministria e Shëndetësisë raporton se në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë me virusin e rëndë 451 qytetarë, nga 200 raste që ishin ditën e djeshme.

Gjithashtu, në këto 24 orë e kanë humbur betejën me virusin Covid-19 edhe dy të infektuar, ndërsa janë shëruar 55 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,755 që nga fillimi i epidemisë.

Sipas MSH, “Aktualisht janë 3375 pacientë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 54 pacientë”.

Njoftimi i MSH:

Ministria e Shëndetësisë i bën sërish apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.

Muaji Gusht do të jetë i hapur për vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç.
Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:
Janë kryer 5135 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 451 qytetarë, në këto bashki:
141 raste në Tiranë, 53 në Shkodër, 29 në Vlorë, 25 në Sarandë, nga 20 raste në Vau i Dejës, Durrës, nga 13 raste në Berat, Kavajë, 12 në Malësi e Madhe, 11 në Gjirokastër, 10 në Elbasan, nga 9 raste në Pogradec, Lushnje, Lezhë, 8 në Kamëz, 7 në Fier, nga 5 raste në Kukës, Divjakë, Konispol, 4 në Krujë, nga 3 raste në Has, Tropojë, Kurbin, Himarë, Përmet, Memaliaj, Korçë, Peqin, nga 2 raste në Librazhd, Dimal, Tepelenë, Dibër, Rrogozhinë, nga 1 rast në Mirditë, Klos, Roskovec, Këlcyrë, Maliq, Kolonjë, Kuçovë, Poliçan, Prrenjas.
Aktualisht janë 3375 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 54 pacientë. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 2 qytetarë: një qytetar 70 vjeç nga Vlora dhe një qytetar 77 vjeç nga Durrësi. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 55 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,755 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (17 Gusht 2021)

Raste të reja ditore 451
Të shëruar në 24 orë 55
Të shtruar në spitale 54
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 5153

Testime totale 965,137
Raste pozitive 136,598
Raste të shëruara 130,755
Raste Aktive 3,375
Humbje jete 2,468

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1228
Shkodër 523
Fier 328
Vlorë 327
Durrës 200
Elbasan 194
Lezhë 181
Gjirokastër 114
Berat 98
Korçë 76
Kukës 68
Dibër 38

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *