Prej më shumë se 1 viti Dafina Zeqiri ka nisur përgatitjet për albumin e ri të quajtur ‘Dafinë moj’. Ky projekt është drejt finalizimit, ndërsa këngëtarja ka ndarë për fansat e saj kopertinën e albumit.
Ylli i hitit ‘Vuj Vuj Vuj’ shfaqet e rrethuar me një tufë delesh dhe në dorë mban një qingj të vogël.
“Dedikuar një zonje të veçantë Melihate Zeqiri” – është e shkruar në kopertinën e albumit referuar nënës së saj.
“Zonja dhe Zotërinj. Kopertina zyrtare e albumit tim të ardhshëm”, ka shkruar Zeqiri në postimin e bërë në rrjete sociale.
Ky detaj u pëlqye shumë nga të gjihtë, ndaj dhe urimet kanë qenë të shumta.
/Priza.al/