Rreziku dhe pse NUK DUHET t’i mbyllni ushqimet me letër alumini

Ushqimet e mbetura mund të zgjasin për disa ditë në frigorifer nëse mbyllen mire. Për shumicën, mënyra më e mirë për të mbuluar pjatat me ushqim është letra e aluminit, por gjithashtu është më e rrezikshmja.

Disa baktere, të tilla si stafilokoket dhe Bacillus cereus, të cilat shkaktojnë sëmundje të shkaktuara nga ushqimi, prodhojnë toksina që nuk i shkatërrojnë temperaturat e larta të gatimit. Nëse një vakt i nxehtë lihet në temperaturën e dhomës për më shumë se dy orë, bakteret mund të rriten shpejt, shkruan KP.

Përdorimi i letrës së aluminit paraqet të njëjtën rrezikshmëri, pasi e largon ushqimin plotësisht nga ajri.

“Kur ajri është i pranishëm, bakteret rriten më shpejt, kështu që është e nevojshme të merrni enë të përshtatshme për ruajtjen e ushqimit dhe ta ruani siç duhet,” tha dietologia Lindsay Malone.

Rregulli i saj i artë për paketimin e mbetjeve është t’i vendosni gjithmonë në enë të cekëta dhe të mbyllura hermetikisht për të përshpejtuar procesin e ftohjes dhe për të parandaluar rritjen e baktereve në ushqim. Qumështi dhe produktet e mishit janë veçanërisht të prira për rritjen e baktereve. Hidhni çdo ushqim që ka qëndruar për më shumë se disa orë në temperaturën e dhomës.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *