Lezhë/ Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qendër të Shëngjinit ku një makinë ka përplasur një 6-vjeçar i cili po tentonte të kalonte rrugën. Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, fëmija ka qenë i shoqëruar nga familjarët teksa por kalonte rrugën dhe u është shkëputur nga duart duke vrapuar.
6-vjeçari është dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Policia ka shoqëruar në Komisariat shoferin i cili shkaktoi aksidentin.
Njoftimi i policisë:
Lezhë/Informacion paraprak
Më datë 18.08.2021, rreth për 08.45, në Shëngjin, mjeti tip furgon me drejtues shtetasin Sh.P., ka goditur një të mitur të moshës 6 vjeç, ku për pasojë ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor.
Drejtuesi i mjetit shtetasi Sh.P., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
/Priza.al/