Rëndohet bilanci i të vdekurve nga tërmeti në Haiti, shkon rreth 2 mijë numri i viktimave

Tërmeti i fuqishëm i të shtunës në Haiti i ka marrë jetën deri më tani 1.941 personave ndërkohë që vazhdojnë kërkimet për trupa të tjerë të pajetë poshtë rrënojave.

BBC raporton se mbi 10 mijë njerëz janë plagosur dhe shumë të tjerë rezultojnë të zhdukur. Në “luftë” me kohën dhe stuhinë e vrullshme, janë ekipet e shpëtimit, që nuk ndalin kërkimin për nxjerrjen e sa më shumë personave të gjallë nga rrënojat e shtëpive të shëmbura.

Reshjet e dendura të shiut në Karaibe e kanë vështirësuar më shumë punën e ekipeve të kërkim-shpëtimit ndërsa shumë persona të tjerë kanë mbetur të pastrehuar dhe po përballen me përmbytjet.

Të shkatërruara nga tërmeti me 7.2 magnitudë, kanë mbetur edhe spitalet e zonës duke bërë që 10 mijë personat qe kanë pësuar lëndime nga “shkundja” të mos kenë mundësinë të marrin shërbimin e nevojshëm mjekësor.

‘Familje të panumërta Haiti që kanë humbur gjithçka për shkak të tërmetit tani po jetojnë me këmbët e tyre në ujë për shkak të përmbytjeve,’ tha Bruno Maes, përfaqësuesi i Fondit të Fëmijëve të OKB -së (Unicef) në vend.

Kjo situatë, po i rikthen qytetarëve në Hait, vitin 2010, ku si pasojë i një tjetër tërmeti humbën jetën më shumë se 220,000 njerëz.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *