Melisa dhe Andi e shpallën lidhjen e tyre pasi dolën nga programi “Përputhen” dhe dukej se çdo gjë shkonte mirë për çiftin e ri.
Ata shpesh hidhnin fotot bashkë, ku shfaqeshin më të lumtur se kurrë përkrah njëri-tjetrit. Por, lidhja e tyre ka pasur ulje-ngritjet e veta. Disa javë më parë, ata patën një krisje në lidhje, gjë të cilën e shprehën edhe në rrjetet sociale, por zënka mes tyre kaloi shpejt.
Duket se një krizë e re në çift është shfaqur dhe kjo është reflektuar nga të dy në rrjetet sociale. Vip-magazine.al vëzhgoi profilet e Melisës dhe Andit në Instagram, dhe ata nuk e ndjekin më njëri-tjetrin.
Për një krizë në çift lë të kuptohet edhe një Story e shpërndarë nga Melisa mbrëmjen e djeshme, disa vargje të poetit Turgenjev.
Edhe kaq lehtë u shemb gjithçka përdhe!?
Të desha fort por ti s’më dashurove,
Jo, jo! Mos më thuaj: Po!- se ti,
Veç fjalë e buzëqeshje më dhurove,
Ashtu si Melisa, edhe Andi i kanë fshirë fotot së bashku në Instagram, përveç disa videove të disa reklamave që kanë bërë dhe që janë të detyruar për t’i mbajtur.
Megjithatë, ashtu siç e kanë zakon çiftet e Përputhen, që tani ndahen e nesër pajtohen, nuk është çudi që së shpejti mund të kemi një pajtim mes Andit dhe Melisës.