Policia greke në alarm/ Vihet në kërkim të shqiptarit të rrezikshëm

Policia greke është vendosur në kërkim të shqiptarit të rrezikshëm i njohur me emrin ‘Giovani’. Ky i fundit më 3 gusht të këtij vitit ka ‘ngritur në këmbë’ policinë pasi po qarkullonin informacione që një kriminel kishte plaçkitur dhjetëra shtëpi.

Ai është shpallur në kërkim, pasi ka plaçkitur dhjetëra shtëpi, kohët e fundit në të gjithë Greqinë dhe njihet si shumë i rrezikshëm dhe është i armatosur njëkohësisht.

Sipas mediave greke, shqiptari i armatosur është një rrezik edhe për punonjësit e policisë që mund të sulmohen në çdo kohë, siç ka informacione e ka vepruar edhe në të kaluarën.

’Giovani’ u lirua nga burgu në Larisa, më 24 korrik 2019, ku vuante dënimet për vepra të ndryshme penale dhe që atëherë duket se nuk hoqi dorë dhe filloi sërish duke grabitur shtëpitë në Evia, Korint dhe Prefekturën e Akaisë.

Grabitja e fundit që ai ka bërë ka qenë në Livadia, ku pasi kishte grabitur një shtëpi, kishte vjedhur edhe një revolver anglez dhe një armë gjermane, shkruajnë mediat greke.

Qytetarët i kanë vendosur edhe nofkën ‘fantazma’ pasi lëvizte nëpër rrugë të errëta për të shmangur policët.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *