City do ‘tundojë’ Tottenhamin me ofertën e dytë, Kane pritet të bëhet anglezi më i shtrenjtë në histori

Sulmuesi i Tottenham Hotspur, Harry Kane thuhet se pret një përparim në situatën e tij, para kësaj fundjave në përpjekjen e tij për t’u bashkuar me Manchester Cityn.

Gjatë afatit kalimtar të kësaj vere, skuadra e Pep Guardiolas ka qenë duke negociuar me Spurs, por nuk janë afër nënshkrimit me lojtarit, pasi një ofertë prej 110 milionë eurosh u refuzua muajin e kaluar.

Me Tottenhamin që luan me kokëfortësi për marrëveshjen, City kuptohet se po përgatit një ofertë të dytë prej 135 milionë euro – por kryetari Daniel Levy nuk pranon të diskutojë se cila do të ishte një marrëveshje e re rekorde.

Levy besohet se e vlerëson lojtarin e tij në rrethin e 170 milionë eurove, por përkeqësimi i marrëdhënieve midis dy palëve ka forcuar vendosmërinë e kapitenit të Anglisë për të lënë Londrën veriore.

Të Dielën, Spurs mposhtën Cityn pa Kanen, pasi goli i Son Heung-min vulosi një fitore 1-0 ndaj kampionëve në fuqi të Ligës Premier.

Kane u kthye në stërvitje me shokët e tij të Tottenham të martën pasi përfundoi periudhën e tij të izolimit pas një pushimi në Bahamas dhe Florida.

Në fund të sezonit të kaluar, Kane i tha Spurs se ai donte të largohej nga klubi në një përpjekje për të konkurruar për trofe të mëdhenj dhe beson se ai ka një marrëveshje mes zotërinjsh me Levyn për t’u larguar.

Por, shefi i Spurs e ka bërë të qartë se nuk dëshiron të shesë sulmuesin e tij, i cili ka edhe tre vjet kontratë.
/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *