Pamjet e këtyre tre ditëve të fundit na kanë dhënë një pamje dramatike dhe drithëruese të shtetit që po përjeton pushtimin e radhës dhe që duket sikur lufta nuk mbaron asnjëherë.
Turma me njerëz që kërkojnë t’u shpëtojnë talibanëve dhe dëshpërimisht kërkojnë të braktisin vendin.
Drama me njerëz të vrarë dhe me të tjerë që bien nga avionët, pasi kanë tentuar të ngjiten në formë të pazakonta…. Njerëz të armatosur deri në dhëmbë, të veshur keq ose çuditshëm dhe me pamje aspak miqësore.
Po ashtu gra të mbuluara nga koka te këmbët, qytete të zhurmshme dhe rrëmujë e kaos nga do. Këto janë pamjet e një shteti aziatik që quhet nga të gjithë si Afganistan dhe që ndryshe njihet edhe si “varri i perandorive”.
Por Afganistani nuk është vetëm ai që njohim nga imazhet televizive të konflikteve pafund, që e paraqesin si “ferrin” mbi Tokë.
Këto pamje në këtë fotogaleri janë pikërisht nga Afganistani.
Edhe pse një shtet i gjendur mes maleve dhe që nis nga 3000 metër lartësi mbi nivelin e detit dhe majat e maleve prekin qiellin, Afganistani ka brenda tij edhe copëza Parajse natyrore.
“Priza.al” sjell pikërisht këto imazhe të një vendi që nëse do të normalizohet një ditë si shumë shtete të tjera, nuk duhet lënë pa u vizituar për bukuritë që ka.
/Priza.al/