Elton Gjini, 40 vjeç, banues në Lezhë është arrestuar ditën e sotme nga policia pasi 12 vite më parë kishtë grabitur një sasi të konsiderueshme parash, të cilat po transportoheshin nga një bankë drejt postës.
Elton Gjini sëbashku me një bashkëpunëtor, ishin të armatosur në momentin që kanë ndërmarrë sulmin. Ai akuzohet për për veprën penale “Vjedhje me armë”, e kryer në bashkëpunim, ngjarje e ndodhur me 12.03.2009.
Informacioni nga policia:
Policia e Lezhës ka arrestuar një 40-vjeçar të shpallur në kërkim kombëtar për një grabitje 12 vite më parë. Shërbimet e Specializuara në e Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lezhë, në vijim të punës për zbardhjen e plotë të ngjarjeve të ndodhura më parë dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, me qëllim vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, organizuan punën duke bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit: Elton Gjini, 40 vjeç, banues në Lezhë (me precedentë kriminal).
Ky shtetas, ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë e ka dënuar me 12 vite burgim për veprën penale “Vjedhje me armë”, e kryer në bashkëpunim, ku nga ky dënim ka dhe 6 muaj pa kryer, ngjarje e ndodhur me 12.03.2009, ku kanë vjedhur me armë një sasi parash që trasportoheshin nga një bankë në postë.
/Priza.al/