Ministrja Xhaçka: Pas strehimit në Qytet Studenti, afganët do të nisen drejt kampit të Lezhës

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka bërë të ditur se afganët që do të vijnë në Shqipëri, përveç Tiranës dhe Durrësit, do të strehohen dhe në Lezhë. Ajo u shpreh se atje po ndërtohet gati një kamp afganësh. Ministrja Xhaçka ishte sot në Qytet Studenti për të parë kushtet ku do të strehohen përkohësisht afganët që pritet të vijnë këto ditë. Ajo inspektoi çadrat që janë vendosur në Komandën e Forcës Ajrore në Rinas.

Ata do të qëndrojnë aty deri në nisjen e sezonit të ri universitar, ndërsa më pas do të zhvendosen drejt Lezhës, në një kamp të posaçëm që do të ngrihet atje.

Deri tani nuk duhet sa është numri i personave që do të strehohen në Shqipëri, por është thënë nga autoritetet shqiptare dhe amerikane se bëhet fjalë për persona që kanë bashkëpunuar me SHBA dhe vendet e NATO-s përgjatë viteve të fundit.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *