Video/ Talibanët lyejnë hajdutin me zift, e lidhin me litar pas makinës dhe…

Fronti i ri ‘i moderuar’ i talebanëve tashmë është tradhëtuar nga pamjet të cilat po qarkullojnë sot në rrjet. Fotot e publikuara tregojnë sesi hajdutët e kapur lyhen me bojë të zezë dhe shëtiten në formë parade në qytet të lidhur me litar tek makinat, edhe pse grupi i shpallur terrorist thotë se është reformuar, shkruan tabloidi britanik Daily Mail.

Të ashtuquajturit “Engjëjt e Shpëtimit” po shkojnë derë më derë dhe po tërheqin kundërshtarët politikë nga shtëpitë e tyre me armë. Fqinji i një të dyshuari raportoi se talebanët thanë se ai do të vritej nesër.

Në pamje shihej gjithashtu një hajdut makinash që kishte fytyrën të lyer me zift nga zyrtarët talibanë, i cili më pas u lidh prapa një kamioni për ta bërë shembull në qytet. Një polic trafiku pranë zhvillimeve, qëndronte i paaftë për të ndërhyrë.

Një grua e re u qëllua për vdekje pasi dyshohet se refuzoi të mbante burka nga xhihadistët grabitës kur kapën qytetin verior të Taloqan në provincën Takhar javën e kaluar, sipas një postimi të shpërndarë gjerësisht në mediat sociale.

Ajo shihet e shtrirë në një pellg gjaku ndërsa prindërit e saj të shqetësuar struken pranë trupit të saj në imazhin që ndau ambasadori afgan në Poloni, Tahir Qadry, i cili denoncoi ‘therjen e civilëve’.

Në të tjera pamje luftëtarët talibanë shiheshin duke mbajtur rendin me kallashnikovë në krahë jashtë aeroportit të Kabul.

Xhihadistët tashmë e quajnë veten në mediat e tyre ‘Qeveria Taliban 2’ pas konferencës së djeshme ku përpiqeshin të bindnin botën se janë më të moderuar nga talibanët e 20 viteve më parë.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *