Historia rrëqethëse e nënës afgane/ Talibanët i nxorrën sytë kur ishte shtatzënë!

Khatera, një grua afgane e cila është tortuaruar nga talebanët kur ishte dy muajshe shtatzënë thotë se gratë në Afganistan tashmë janë të rrezikuara. 33-vjeçarja e cila arriti ti shpëtojë terrorit të grupit militant, jeton tashmë në Dehli dhe ka treguar sesi talebanët i nxorrën sytë. Në një rrëfim për News 18, ajo ka folur për sulmin që ishte organizuar nga vetë babai i saj, një ish-ushtar taleban.

“Isha me fat që mbijetova,” tha ajo, ndërsa thotë se ishte duke u kthyer nga puna, kur tre ushtarë talebanë e ndaluan dhe nisën ta qëllonin. “Talebanët fillimisht na torturojnë ne (gratë) dhe pastaj i hedhin trupat tanë duke treguar se ky është një shembull ndëshkimi”, tha Khatera, e cila gjithashtu pësoi plagë të thella me thikë.

“Ndonjëherë qentë ushqeheshin nga trupi jonë. Unë kam qenë me fat që i mbijetova. Duhet jetuar në Afganistan nën sundimin e talebanëve për të kuptuar se çfarë ferri ka ndodhur mbi gratë, fëmijët dhe pakicat atje. Në sytë e talebanëve, gratë nuk janë të gjalla, që marrin frymë, por vetëm pak mish për t’u rrahur,” shtoi ajo.

Pasi ka shpëtuar nga “ferri”, ajo është në Dehli me djalin dhe burrin e saj ndërsa është e shqetësuar për gratë në Afganistan.

“Talibanët nuk i lejojnë gratë të vizitohen te mjekët meshkuj dhe në të njëjtën kohë, nuk i lejojnë gratë të studiojnë dhe punojnë. Pra, atëherë çfarë i mbetet një gruaje? Ta lënë të vdesë? Ata nuk vrasin vetëm gra. Ata i bëjnë kafshët të ushqehen me trupat e tyre”.,-shtoi ajo.

/Burimi: News18/ përshtati në shqip Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *