I lindur në Budapest nga prinndër cifut, Robert Capa u largua nga Hungaria në vitin 1930 për në Berlin, u regjistrua në Deutsche Hochschule für Politik si student i gazetarisë dhe shkencave politike dhe shërbeu si asistent në dhomën e errët në Agjencinë Deutsche Photodienst. Me ngritjen e nazistëve në 1933, Capa u largua nga Gjermania për në Paris, ku koleg kishte Henri Cartier-Bresson dhe Chim (David Seymour).
Ai punoi rregullisht si fotoreporter dhe midis viteve 1936 dhe 1939 bëri disa udhëtime në Spanjë me shoqëruesen e tij, Gerda Taro, për të dokumentuar luftën civile. Fotografitë e tij nga ky konflikt, përfshirë imazhin e tij më të famshëm, ‘Vdekja e një Ushtari Besnik’ (1936), u bën të famshme pothuajse menjëherë për ndikimin e tyre mahnitës;
Robert Capa njihet si fotograf i shkëlqyeshëm, por edhe si njeriu i cili ishte dëshmitar i “Ditës D” nga viti 1944, kur së bashku me ushtarët qëndroi në front. Derisa ata gjuanin plumba nga pushkët, ai bëri histori me kamerën e tij. Por “fotografi më i madh i luftës” e urrente atë.
Invazioni më i madh në histori, pas të cilit mori fund Lufta e Dytë Botërore, u zhvillua më 6 qershor 1944, në Normandi.
Njeriu që e ndjeu, pa dhe e përjetoi atë ditë quhet Robert Capa. Ai me kamerën e tij depërtoi nëpër front duke e regjistruar atë që duhej ta shihte e gjithë bota. Fotot e tij regjistruan momente të cilat e treguan luftën e ushtarëve amerikanë dhe pothuajse humbën përgjithmonë, shkruan KOHA Ditore.
Capa ka lindur në Hungari, në “Ditën D” ishte 30 vjeç dhe tashmë ishte i njohur për punën e tij në luftën civile në Spanjë. Kur revista “Life” e dërgoi atë për ta mbuluar Ditën D, kjo detyrë e konfirmoi fjalinë e tij të famshme: “Nëse fotot nuk janë mjaft të mira, kjo do të thotë se nuk jeni mjaft afër”.
Invadimi filloi në ora 6:30 të mëngjesit, kur Capa doli me ushtarët jashtë. Për 90 minuta ai i bëri 106 fotografi, të cilat shpejt ia dërgoi redaktorit John Morris për procesim.
“E kam pritur të martën dhe të mërkurën për t’i marrë fotot nga luftimet. Isha shumë anksioz dhe pjesërisht u qetësova vetëm kur Robert më thirri të mërkurën pasdite për të më treguar se i kishte dërguar fotot përmes korrierit. E gjithë bota po i priste fotot e tij”, tha John Morris.
Morris shtoi se korrieri shpejt mbërriti me foto, dhe i dërgoi menjëherë në dhomën e errët për zhvillim. Ai donte t’i merrte sa më parë dhe theksoi se ato duhej të zhvilloheshin sa më shpejt që të ishte e mundur.
“Pak minuta më vonë, një djalosh i ri i quajtur Dennis Banks vrapoi në zyrën time. Ai tha se fotografitë ishin prishur. Ai tha se në nxitim nuk i kishte kushtuar vëmendje detajeve, dhe fotografitë gjatë zhvillimit ishin shkatërruar plotësisht. Nxitova të kontrolloja nëse kjo ishte e vërtetë dhe shpejt e kuptova se arritëm t’i shpëtonim vetëm disa fotografi”, tha Morris, duke shtuar se pikërisht këto fotografi u bënë të famshme në mbarë botën.
/Burimi: magnumphotos/ përshtati në shqip Priza.al/