Një 20-vjeçar, punonjës në minierën e Qafë Barit në Fushë Arrëz është aksidentuar për vdekje. Mësohet se i riu me inicialet L.Ll., ka qenë duke punuar në minierë, në momentin që ka humbur jetën.
Nga të dhënat e para dyshohet se aksidenti tragjik ka ndodhur nga pakujdesia.
Kjo nuk është hera e parë që nëntoka merr jetë njerëzish. Për herë të fundit, një ngjarje e tillë u shënua në muajin maj të këtij viti ku humbi jetën Eltion Alla në Bulqizë.
vijon…
/Priza.al/