Wanda Nara ka folur për ndarjen nga ish-bashkëshorti Maxi Lopez. Ajo ka rrëfyer se futbollisti e kishte tradhëtuar edhe pse la gjithçka për të qenë me të.
“Isha shumë e njohur në vendin tim, të them të vërtetën jam akoma. Por kur u martova me Maxi Lopez hoqa dorë nga gjithçka dhe erdha për të jetuar në Itali. Pikërisht sepse lashë Argjentinën dhe hoqa dorë nga karriera për të lejuar që Maxi të realizonte ëndrrën e tij, nuk mund t’ia falja tradhtinë. Sigurisht ka shumë femra që e injorojnë këtë gjë dhe vazhdojnë marrëdhënien e tyre sikur nuk ka ndodhur asgjë. Por unë nuk munda, respekti për veten nuk ma lejoi. Nuk e meritoja atë tradhti”, u shpreh Wanda Nara.
/Priza.al/