Parashikimi i motit/ Kthjellime dhe temperatura të larta! Shi në disa zona

Moti sot në Shqipëri do të karakterizohet nga kthjellime dhe temperatura të larta, situatë e cila vijon deri pasdite kur në gjysmën lindore të vendit shfaqen vranësira kalimtare, të cilat krijojnë mundësinë për ndonjë shi të izoluar. Ndersa bregdeti vijon me kthjellime. Parashikohet qe moti i nxehtë të mbetet edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit ulen sërisht lehtë në mëngjes por edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 36°C.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi deri 40 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 3 ballë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *