Mesnatën e djeshme u regjistrua një sulm me armë në lagjen “Dëshmorët e Kombit” në Berat. Plagosja ka ndodhur në rrugën e xhamisë, në vendin e quajtur “Kinoklubi”. I plagosuri, i identifikuar si Tajar Fetiu ka qënë duke hyrë në këmbë në rrugicën e shtëpisë së tij, kur një person i ka shkuar me vrap nga prapa dhe i ka qëlluar 6 herë me pistoletë. 2 plumbat e pistoletës e kanë prekur të riun në bark, duke e rrëzuar përtokë.
Autori është larguar më pas në rrugicat e lagjes, duke i shpëtuar syrit të njerëzve. I plagosuri është transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, por për shkak të gjendjes së tij të rëndë ai është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Fetiu jetonte prej vitesh në Londër dhe kthehej çdo vit në verë për pushime.
Pas plagosjes, në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policore, që kanë kryer për disa orë këqyrjen e vendit të ngjarjes, ku kanë gjetur edhe 6 gëzhoja pistotele. Burimet zyrtare të policisë konfirmojnë se janë sekuestruar edhe kamerat e disa bizneseve përreth dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
I plagosuri nuk është njohur si djalë problematik,ndërkohë që nga policia konfirmohet se nuk ka precedentë të mëparshëm penal.
Njoftimi i policisë:
Berat/Informacion paraprakNë spitalin e Beratit ka shkuar shtetasi T.F., 24 vjeç për ndihmë mjekësore, dyshohet i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta në lagjen Deshmorët e Kombit, pranë Xhamisë.Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.Nga veprimet e para hetimore është bërë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar, ku për arsye hetimi nuk mund të bëjmë me dije identitetin e tij.Vijon puna intensive për kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar.Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/Priza.al/