Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ndërsa policia njofton se një 54-vjeçar ka rënë aksidentalisht nga kati i katërt duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Burime zyrtare shtojnë se rasti në fjalë është shënuar mbrëmjen e djeshme, në rrugën “Grigor Heba”, ku ka rënë nga ballkoni i banesës ku jetonte shtetasi A. N., 54-vjeç. Si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë.
Njoftimi i policisë Tiranë:
Më datë 18.03.2021, rreth orës 23:30, në rrugën “Grigor Heba” ka rënë nga ballkoni i banesës ku jetonte shtetasi A. N., 54 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë. Nga veprimet e kryera dhe pyetja e dëshmitareve, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga bordura e katit të katërt.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.