Aktorja e njohur Scarlett Johansson është bërë nënë për herë të dytë. Lajmin e ka dhënë bashkëshorti i saj, Colin Jost me anë të një postimi në rrjetet sociale.
“Po, po jemi bërë me fëmijë. Emri i tij është Cosmo dhe e duam shumë”- kanë qenë fjalët e pakta që ka shkruar në Instagram.
Ky është fëmija i parë i çiftit, ndërkohë që aktorja Scarlett Johansson ka edhe një vajzë 7 vjeçe, Rose Dorothy nga martesa e parë me Romain Dauriac.
Kujtojmë që gjatë shtatzënisë çifti ka ruajtur privatësi të plotë. Disa ditë më parë një burim pranë Colin Jost tha se ky i fundit e kishte pranuar që do të bëheshin me një fëmijë.
/Priza.al/