Erdogan: Turqia e gatshme të mbrojë aeroportin e Kabulit!

Turqia është ende e përgatitur për të mbrojtur aeroportin e Kabulit nën sundimin taliban pas tërheqjes së trupave amerikane, tha Presidenti Recep Tayip Erdogan.

Turqia kishte ofruar të kontrollonte dhe drejtonte aeroportin, i cili është kyç për të lejuar vendet që të mbajnë një prani diplomatike në Afganistan, shkruan BBC.
Por marrja e shpejtë e talibanëve ka hedhur dyshime mbi planin, i cili ishte negociuar me zyrtarët e mbrojtjes amerikane.

Në një fjalim televiziv të mërkurën, Erdogan tha se Turqia ende ruan synimin për të operuar aeroportin.

“Me talibanët që mbajnë kontrollin mbi vendin, një fotografi e re u shfaq para nesh”, tha ai. “Tani ne po i bëjmë planet tona sipas këtyre realiteteve të reja.”

Erdogan tha se Turqia, anëtare e NATO -s, e cila ka qindra trupa në Afganistan dhe ka diskutuar me Shtetet e Bashkuara këtë ofertë, teksa deklaroi gjithashtu është duke pritur një takim me udhëheqësit talebanë

“Për qetësinë e popullit të Afganistanit, mirëqenien e të afërmve tanë turq që jetojnë në vend dhe mbrojtjen e interesave të vendit tonë, ne jemi të hapur për çdo bashkëpunim,” tha ai.

/Burimi: BBC/ përshtati në shqip Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *