Leo Messi tani është në librat e historisë së Barcelonës, pavarësisht se emri dhe numri i tij është hequr nga ambientet e klubit katalanas. Dollapi në dhomën e zhveshjes së Barcelonës ku Messi mbante sendet e tij është kyçur, megjithatë ai nuk mori gjithçka që kishte aty. Futbollisti argjentinas ka lënë trofeun si lojtari më i mirë në turneun Gamper të vitit 2018.
Ky është një trofe në formë ylli, të cilin ia dorëzuan pasi shënoi gol dhe dha asist në 45 minutat që luajti kundër Boka Juniors. I vetëdijshëm se hapësira e tij e dollapit mund të ketë një qiramarrës të ri këtë sezon, Messi vendosi ta lërë çmimin të mbështetur në mur.
Tani mbetet për t’u parë nëse dikush do ta marrë atë për ta dërguar trofeun në Paris ose do ta lërë në shtëpinë e tij në Casteldefels, ose nëse Messi më në fund vendos ta lërë atë në dhomën e zhveshjes si një relike të kohës së tij në Barcelonë.
/Priza.al/