Skandal/ Video ku masturbohet bëhet virale, dorëhiqet peshkopi brazilian!

Një Peshkop brazilian ka dhënë dorëheqjen disa ditë pasi një video e tij, ku dyshohet se po masturbohet ndersa ishte në lidhje me një burrë tjetër në ‘Zoom’, u bë virale. Papa Françesku ka pranuar dorëheqjen e Peshkopit Tomé Ferreira da Silva, 60 vjeç, i cili drejtonte dioqezën e shtetit të Sao Paulo, Sao Jose do Rio Preto.

Personi që shihet në videon në fjalë ka pamje të ngashme me Ferreira, dhe rrjeti lokal Diario da Regiao raportonte se në një intervistë të shkurtër Ferreira kishte konfirmuar se ishte imazhi i tij, por nuk dha detaje të mëtejshme.

Peshkopi i është nënshtruar hetimeve të tjera të Vatikanit – përfshirë mbulimin e raporteve të abuzimit seksual – dhe shumë perosna në dioqezën e tij kanë bërë peticion për largimin e tij që nga viti 2014. Në vitin 2015, Vatikani nisi një hetim, pasi ai është akuzuar se i kishte dhënë një sasi parash të Kishës shoferit të tij, me të cilin kishte lidhje intime.. Në vitin 2018, Vatikani hapi një hetim për abuzimet seksuale në dioqezën e Ferreira.

Vatikani gjithashtu hetoi marrëdhënien e raportuar të da Silvës me një adoleshent mashkull, me të cilin ai kishte shkëmbyer mesazhe eksplicite seksuale. Prifti u arrestua pas një ankese nga nëna e një djali 17-vjeçar, e cila ishte e shqetësuar për qëndrimet e shpeshta të djalit të saj në banesën e priftit.

Sidoqoftë, hetimi përfundoi përsëri pa asnjë veprim të ndërmarrë kundër Ferreira, i cili thuhet se pretendoi se ai ishte viktimë e një fushate shpifjeje nga elementët konservatorë brenda presbiteratit lokal. Edhe asokohe ai citonte arsye personale për dorëheqjen nga dioqeza e Ribeirao Preto, duke mbetur peshkop në Sao Jose do Rio Preto.

Vetë Vatikani dhe konferenca e dioqezave braziliane njoftuan dorëheqjen e peshkopit por nuk dhanë detaje për arsyen. Ato as nuk i janë përgjigjur interesit të mediave për çështjen.

Shpesh Vatikanit i duhet vite për të hetuar dhe sanksionuar një peshkop, por në këtë rast duhet se sjellja ka qenë e përsëritur dhe rënia e peshkopit erdhi disa ditë pas publikimit të videos.

/Burimi: ibtimes/ përshtati në shqip Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *