Një zjarr ka rënë në kodrat e fshatit Vajkan në Fier pasditen e sotme. Zjarri ndodhet pranë varrezave të fshatit, teksa ka përfshirë një sipërfaqe toke me shkurre e ullishta.
Era ndërkohë po ndihmon përhapjen e flakëve. Dyshohet se zjarri ka ardhur nga varrezat e fshatit ku mund të ketë pasur ndonjë përkujtimore dhe janë vendosur qirinj.
Një banesë e pabanuar dhe sipërfaqe të tëra me pemë frutore janë djegur nga zjarri që ra ditën e sotme në fshatin Vajkan të Fierit.
Fatmirësisht zjarri u shua nga forcat zjarrfikëse pas disa orësh, duke shmangur rrezikun për banesat e tjera që ndodheshin në afërsi të vatrës së zjarrit. Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa sipas banorëve, zjarri ka ardhur nga pakujdesia, nga vendosja e qirinjve në varreza.
/Priza.al/