Zaki Anwar është një prej viktimave të tre ditëve më parë tek aeroporti i Kabulit, 19-vjeçari ishte futbollist i të rinjve të Afganistanit dhe po tentonte ti ikte luftës dhe regjimit të talibanëve.
Në fakt ai ia doli, por i vdekur. Ëndrra e tij ishte shumë afër teksa varej në rrotat e avionit amerikan, derisa pas pak sekondash fluturoi në ajër për t’u përplasur tragjikisht në tokë.
Talibanët nuk lejojnë të luhet futboll, por Anwar po kërkonte të ikte nga vendi i tij i cili pasi po i shkatërronte të ardhmen i mori në fund dhe jetën.
Me Anwar vdiqën dhe të tjerë në tentativë ekstreme për t’u larguar, teksa mijëra të tjerë e kanë lënë tashmë Afganistanin nën sundimin e talibanëve.
/Burimi: Daily Mail/Përshtati: Priza.al/