Një 49-vjeçar amerikan është arrestuar sot pasi kërcënonte se kishte bombë dhe se do ta shpërthente atë pranë ndërtesës së senatit në “Capitol Hill”, Washingron D.C.
Floyd Roy Roseberry i’u dorëzua “butësisht” autoriteteve pasi kishte dhënë më parë alarmin se mbarte eksploziv me vete në kamionçinën e tij 4×4, raporton “Daily Mail”.
Ai parkoi kamionçinën pranë Bibliotekës, dhe më pas shpërndante video kërcënuese në rrjetet sociale si dhe kishte hedhur aty pranë edhe një dorë dollarë.
Ishte një oficer që pikasi 49-vjeçarin me një mjet në dorën e tij, që dyshohej se ishte aparati për detonimin e eksplozivit. Policia rrethoi menjëherë vendin teksa u përfshi në negociata me autorin.
Gjithsesi, policia po kontrollon kamionin teksa shumë godina rreth “Capitol Hill” u evakuuan nga autoritetet, kurse të tjerëve u është bërë thirrje mos lëvizin.
/Burimi: Daily Mail/Përshtati: Priza.al/