Greqia nuk u ‘zë besë’… Gardh gjigant për të ndaluar eksodin afgan, ‘fortifikohet’ lumi Evros afër kufirit tokësor me Turqinë  

Greqia është e vendosur për të ndaluar eksodin afgan të shkaktuar nga pushteti i marrë nga talibanët. Mediat fqinje shkruajnë se qeveria greke po zbaton një plan mbrojtës i cili ka nisur punën intensivisht në 24 orët e fundit.

Fluksi i afganëve pritet të vijë nga kufiri tokësor me Turqinë, dhe për këtë do të fortifikohet gjithë lumi Evros apo Marica siç quhet në bullgarisht që bllokon gjithë hapësirën tokësore.

Një gardh me kangjella metalike prej 5 metrash i lartë pritet të ngrihet përgjatë lumit bashkë me barriera artificiale dhe përmirësim të 57 infrastrukturave të vëzhgimit.

Po ashtu do të ketë dhe monitorim nga ajri e toka për të parë se ku do të orientohet fluksi i afganëve. Ky mbetet vetëm një nga ‘urat’ e afganëve drejt Europës, pasi problem qëndron dhe nga deti. Ishujt kufitarë në Egje me Turqinë janë synuar gjithmonë nga afganët për t’u strehuar në kampet e refugjatëve teksa pritet të shihet se çfarë do të ndodhë në ditët e ardhshme.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *