Asgjë nuk është falas…!/ Evakuimet nga Afganistani, një amerikani i kërkohen deri në 2000 dollarë për riatdhesim?  

Të largohesh nga Afganistani për t’u kthyer në atdheun tënd, nuk janë vetëm talibanët problemi që të pengojnë. Me vete duhet të kesh edhe një sasi të madhe parash, po deshe që të shohësh sërish familjen.

Edhe pse burimet diplomatike zyrtare kanë thënë se evakuimet nga Afganistani, për shkak të gjendjes së luftës do jenë falas, duket se diçka e tillë nuk ndodh realisht në Kabul.

Një person ka thënë se, po kërkohen deri 2000 dollarë për pasagjerë amerikanë, por edhe joshtetas të SHBA-ve.

Një zëdhënës nuk ka mohuar këtë informacion që qarkullon.

“Ne kemi bërë gjithçka që kemi mundur. Evakuimet kanë qenë të atilla, që janë marrë edhe shumë persona, duke tejkaluar disa herë kapacitetet normale të aeroplan-mbajtësve.

Fluksi i madh i pasagjerëve ka bërë që të punojmë me përkushtim, për të bërë të mundur evakuuime sa më të suksesshme”,- ka thënë zëdhënësi.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *