Një punonjës i urgjencës u pushua nga puna pasi u kap duke bërë seks me një kolege në pjesën e pasme të një ambulance në një stadium futbolli.
Dy punonjës të urgjencës në Britani u shkarkuan nga detyra. Makina e ambulancës ishte parkuar në parkingun e stadiumit të Portsmuthit, teksa luhej ndeshja. Dy roje sigurie u afruan dhe hapën dyert e ambulancës duke kapur mat dy punonjësit e emergjencës.
Sipas DailyMail, rojet e sigurisë morën edhe kamerat e sigurisë të parkingut ku vunë re se ambulanca tundej.
Pas kësaj ngjarje, dy punonjësit e emergjencave u shkarkuan nga detyra. Në gjyq, Emma Croydon i mohon akuzat për marrëdhënie seksuale në publik. Ajo deklaroi se rojet e sigurisë kanë gënjyer dhe se nuk ishin duke bërë asgjë.
/Burimi: Daily Mail/ Përshtati Priza.al/