EMRI/ SHÇBA arreston efektivin e forcave RENEA në Tiranë

Pesë persona, mes tyre edhe një efektiv i forcave RENEA të grupit që operon në Tiranë janë vënë në pranga. Mësohet se prangosja e pestë personave është bërë pasditen e sotme në kryeqytet, gjatë zhvillimit të një operacioni antidrogë.

Efektivi i forcave RENEA që është arrestuar, është Rael Luli, ndërsa emrat e katër personave të tjerë nuk janë zbardhur ende. Ende nuk dihet roli që ka pasur efektivi Luli dhe arsyeja që e ka çuar atë në pranga.

Pritet që të zbardhen detaje nga momenti në moment, ndërsa nga Policia e Shtetit nuk ka asnjë njoftim.

vijon…

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *