Trazirat në Kabul, Joe Biden zbulon marrëveshjen me talebanët

Presidenti amerikan Joe Biden është shprehur se ka bërë një marrëveshje me talebanët për të lejuar të gjithë ushtarët amerikan që të kthehen në atdhe të sigurtë. Në një deklaratë për mediat, Biden u shpreh se çdo person që mban pasaportë amerikane do të lejohet të kalojë i lirë.

“Ne kemi bërë një marrëveshje me talebanët. Deri tani, çdo mbajtësi të pasaportës amerikane është lejuar të kalojë. Kjo është arsyeja pse dje ose një ditë më parë kaluam murin dhe sollëm 169 amerikanë,” tha Biden.

Në lidhje me familjet afgane që kanë ndihmuar ushtrinë amerikane, Biden është shprehur se ata duhet të nxirren nga Afganistani, dhe të sillen në SHBA. Ai shtoi se ata vetëm sa duhet që të arrijnë në aeroport të sigurtë dhe më pas do të nxirren nga Afganistani nga ushtria amerikane.

“Ne duhet t’ju nxjerrim jashtë. Ne duam që ju të jeni në gjendje të arrini në aeroport. Na kontaktoni, ne do të shohim gjithçka që mund të bëjmë për t’ju çuar atje. Ne duhet t’ju nxjerrim jashtë. Ne jemi të përkushtuar të merremi me ty, gruan tënde dhe fëmija juaj që t’ju nxjerrë të tre nga Afganistani. Ky është angazhimi”, tha Biden.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *