Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Bypass e Fierit, ku dy automjete kanë përfunduar jashtë rrugës pas përplasjes së fortë.
Përplasja ka qenë shumë e fortë sa që makinat janë shkatërruar thuajse plotësisht, ndërsa në gjithë zonën janë shpërndarëë në rrugë sendet dhe bagazhet që ato kishin në makina.
Mësohet se të dy automjetet ishin duke udhëtuar drejt qytetit bregdetar të Vlorës, për pushime dhe tre personat e plagosur, janë të gjitha gra. Tre të aksidentuarit, edhe gruaja nga Korça që ndodhej në makinën tjetër, fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.
Makina e parë familjare nga Korça, ku udhëtonin 3 persona, kurse makina e dytë me një familje nga Prizreni ku udhëtonin 4 pesona. Një makinë ka goditur nga pas një tjetër dhe më pas kanë përfunduar të dyja të përmbysura jashtë rrugës.
Drejtuesi i mjetit nga Prizreni, gruaja dhe vajza e të cilit pësuan aksident në Bypasin e Fieri, ishte mjek në spitalin e Prizrenit. Ai tregoi se punonte mjek në spitalin e Prizrenit, ishte i lodhur sepse kishin ditë që punonin me orë të gjata për shkak të Covid-10. “Tre dite kam që mora këtë makinë, shita të parën dhe mora këtë”.
Ndërsa drejtuesi korçar tha po udhëtonte me 90 km/orë kur ndjeu një goditje. “U mundova ta mbaja makinën në rrugë, por qe e pamundur dhe rashë në kanal dhe pas meje edhe makina tjetër.”
/Priza.al/