Ditën e sotme, Policia e Tiranës ka arrestuar në Kashar babë e bir pasi kultivonin lëndë narkotike në shtëpi dhe e ruanin me armë zjarri. Sipas Policisë, bëhet fjalë për Fatmir dhe Hamdi Sulaj, përkatësisht 56 vjeç dhe 25 vjeç të cilët kishin menduar deri në detaj për mirëmbajtjen e lëndës narkotike.
Gjatë operacionit të zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 6, të koduar ‘Kashari’, në brendësi të banesës së tyre, gjatë kontrollit të ushtruar në një serë bujqësore, u konstatuan të mbjella bimët e dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sativa.
Babë e bir, Fatmir dhe Hamdi Sulaj akuzohen për veprat penale ‘Kultivim i bimëve narkotike’ dhe ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’ e kryer në bashkëpunim.
/Priza.al/