Pandemi këtë vit bëri që sezoni sportiv të përfundonte më vonë se herët e tjera por kjo nuk i ka penguar yjet botëror të futbollit që të shijojnë pushimet në maksimum.
Shumica e lojtarëve zgjodhën detin. Leo Messi preferoi ti kalonte pushimet në Ibiza të Spanjës.
Përveç familjes së tij Messi i bëri pushimet bashkë edhe me Suarezin. Dyshja janë shokë të ngushtë pasi kanë luajtur më parë tek Barcelona. Në rrjetet sociale nuk munguan fotot e të dyve teksa relaksoheshin buzë një pishine.
Ylli portugez Ronaldo njihet për afërsinë që mban me familjen e tij të madhe. Cr7 postoi një video ku shfaqej bashkë me partneren e tij, Georgina dhe fëmijët, ulur në një tryezë gati për të darkuar.
‘Ndershmëri dhe përkushtim’,- për të gjithë ne shkruhet poshtë videos.
Erling Haaland, sulmuesi i Dortmundit nuk preferoi vetëm detin dhe rrezet e diellit. Norvegjezi vizitoi një fermë në qytetin e prindërve të tij dhe provoi të ushqente disa lopë. Halaand nuk nguroi ta postonte këtë moment të veçantë më rrjetet e tij sociale.
/Priza.al/