Një i mitur shqiptar në Greqi, ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së shtunës në Zakynthos. Media greke shkruan se 12-vjeçari ishte duke luajtur me shokët e tij në një hotel, ndërsa ishte fshehur pas një kondicioneri të madh.
Por kur ikën dritat i mituri preku pjesën e prapme të kondicionerit e cila ishte e ngarkuar me rrymë elektrike.
Ndonëse ai u dërgua në spital, nuk mundi të mbijetonte. Policia shoqëroi në komisariat pronarin e hotelit ku ndodhi ngjarja.
/Priza.al/