Dy pushues kanë humbur jetën ditën e sotme në plazhin Spille të Kavajës, ku po kalonin pushimet. Është bërë me dije se dy personat ishin afërsisht të moshave 65 -70 vjeç.
Dy pushuesit ishin me origjinë nga Maqedonia e Veriut dhe u mbytën në det për shjak të dallgëve të dendura.
Ende nuk është bërë i mundur identifikimi i viktimave ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat që çuan në vdekjet tragjike.
/Priza.al/