Sot pritet ardhja e 100 afganëve të parë në Shqipëri, ja ku do të strehohen

Foto ilustruese

Ditën e sotme pritet të vijnë rreth 100 afganë në Shqipëri dhe sapo të mbërrijnë në aeroportin e Rinasit do ti bëhen ekzaminimet kryesore rreth gjendjes së tyre shëndetësore dhe psikologjike.

Në lidhje me këtë rast janë projektuar ambjente të posaçme për trajtimin e tyre ku janë ngritur çadra ushtarake me staf mjekësor, forcat ushtarake dhe psikologë të cilët do të bëjnë kontrolle rreth gjendjes së tyre shëndetësore dhe psikologjike.

Kanë kaluar pesë ditë që kur është lajmëruar për ardhjen e pare të afganëve në Shqipëri ndërsa sot mendohet se do të arrijë grupi i parë. Aeroporti i Rinasit do të jetë ndalesa e parë e emigrantëve afganë, pasi të prekin tokën shqiptare.

Është bërë me dije se afaganët do të transportohen me autobusë nën shoqërinë e Forcave të Rendit dhe të Ushtrisë, së bashku me një ambulancë ku dhe do të akomodohen në konviktet në Tiranë dhe në hotelet e përcaktuara në Durrës, Berat dhe Lezhë.

Burimi: Dosja.al përshtati /Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *