Qindra automjete, mijëra qytetarë janë derdhur sot drejt malit të Tomorrit në Berat, pasi në Malin e Tomorrit, organizohet pelegrinazhi tradicional. Por duke qenë se të gjithë i janë drejtuar vendit të ‘shenjtë’ prej 6-orësh automjetet janë bllokuar në ngjitje dhe në zbritje.
Shkak është bërë rruga e ngushtë nuk lejon shkëmbimin e dy mjeteve dhe parakalimet e gabuara.
Edhe pse rruga që të çon drejt Malit të Tomorrit është rrugë e re dhe e investuar, ajo është shumë e ngushtë dhe nuk lejon shkëmbimin e dy automjeteve në të. Nuk duhet ende sesa do të zgjasë ky bllokim.
Drejtoria Vendore e Policisë Berat ka shtuar efektivë përgjatë këtij aksi dhe bën me dije se bllokimi i rrugës ka ardhur për shkak të parakalimeve të gabuara të automjeteve, që më pas kanë ngecur e kanë bllokuar të gjithë pelegrinët. Policia e Beratit i bën apel pelegrinëve të mos kryejnë parakalime të gabuara dhe të mos bllokojnë rrugën apo qëndrën e Teqesë me parkime, pasi pjerrësia e rrugës e bën të pamundur kthimin prapsh të mjeteve.
/Priza.al/