Një 51-vjeçar në Bulqizë ushtroi dhunë fizike dhe tentoi që të qëllonte me thikë bashkëshorten e tij.
Policia ka mundur që të parandalojë krimin në familje duke arrestuar agresorin. Ai është identifikuar si Ylli Shehu dhe tani ndodhet në komisariat.
NJOFTIMI I POLICISË:
Ushtroi dhunë fizike dhe tentoi të godasë me mjete prerës bashkëshorten e tij, kapet dhe vihet në pranga 51-vjeçari. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Ylli Shehu., 51 vjeç, banues në Bulqizë, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe më pas ka tentuar ta godasë me mjet prerës thikë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.
/Priza.al/