Radhë kilometrike makinash janë mëngjesin e së dielës krijuar në segmentin Morinë-Kukës, për të dalë nga Kukësi me destinacion bregdetin shqiptar dhe portet shqiptare.
Shkaku kryesor i dyndjes së mjeteve drejt Shqipërisë, është se Kosova nga 20 gushti ka nisur aplikimin e masave të reja për parandalimin e përhapjes së variantit të ri Delta, dhe në këtë mënyrë qytetarët po shfrytëzojnë vendin tonë për të pushuar.
Një tjetër arsye është kthimi nga vendlindja pas pushimeve i emigrantëve kosovar në vendet e BE-së ku jetojnë dhe punojnë si dhe rruga e ngushtë tek kthesa e Urës së Drinit të Zi pranë kantierit ku po punohet për ndërtimin e urës së re të Rrugës së Kombit.
/Priza.al/