Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë evakuimit të disa afganëve në Gjermani, ku gjatë udhëtimit ditën e djeshme një grua ka sjellë në jetë një fëmijë.
Zyrtarët e forcave ajrore thanë se gruaja lindi një vajzë në Bazën Ajrore Ramstein, pasi pati komplikime në një avion që vinte nga një bazë e ndërmjetme në Lindjen e Mesme.
Lajmin e bëri të ditur me anë të një postimi në Twittër Komanda e Lëvizshmërisë Ajrore, ku tha se për shkak të sigurisë së fëmjës avioni u detyrua të zbres lartësinë në mënyrë që të rriste presionin e lartë të ajrit.
Në Twitter me fotografitë e mëposhtme, thuhej: “Personeli mbështetës mjekësor nga Grupi i 86-të Mjekësor ndihmon një nënë dhe familje afgane të zbresin nga një Forcë Ajrore Amerikane C-17, disa momente pasi ajo lindi një fëmijë në avion pasi ai u ul në Bazën Ajrore Ramstein, Gjermani më 21 gusht.”
/Priza.al/