Limonatë shtëpie, për rigjallërimin e organizmit

Një pije e lehtë, e freskët dhe mbi të gjitha fantastike e shëndetshme. Fantastike për t’u konsumuar në çdo kohë të ditës, apo për të shoqëruar vaktet e drekës dhe darkës.

Kjo pije e mrekullueshme është ideale për t’u përgatitur edhe në këto ditë festash, për të ëmbëlsuar  të dashurit dhe të afërmit me shijen e saj fantastike dhe të freskët.

Me përbërës kryesor lëngun e limonit, kjo pije fantastike përmban vitaminë C, acid citrik, kalcium, magnez, bioflavonoidë, pektinë dhe limonë, të cilët sëbashku forcojnë sistemin imunitar dhe e mbrojnë atë nga infeksionet.

Pra, kjo pije jo vetëm që do t’ju kënaqë nepsin me shijen e saj të mirë, por do t’ju ofrojë gjithashtu Lëngu i limonit është ideal për detoksifikimin dhe pastrimin e organizmit.

Ai hollon gjakun dhe është efikas kundër viruseve dhe baktereve. Vitamina C tek limoni, forcon sistemin imunitar dhe trajton me efikasitet shumë infeksione, por edhe virozat dhe të ftohtin. I përgatitur në formën e limonatës, kjo pije bëhet shumë e dobishme kundër inflamacionit.

Lëngu i limonit rekomandohet nga ekspertët kundër disa llojeve të inflamacionit, që luan një rol kyç në shfaqjen e sëmundjeve kronike.

Limonata është një pije jashtëzakonisht e shëndetshme, e cila forcon sistemin imunitar dhe lufton bakteret që synojnë ta dëmtojnë atë.

Një Limonatë e Shijshme në Shtëpi
Përgatitja

Limonat e freskët lahen mirë me ujë të vakët. Shpëlahen disa herë me ujë të ftohtë. Priten në feta dhe vihen në një enë qelqi me ujë e limontoz dhe ruhen në frigorifer.

Për të përgatitur limonatë, bëhet më parë shurupi duke zier sheqerin me ujë.

Konkretisht, për ¾ e gotës së ujit duhet 1 lugë gjelle me sheqer, ndërsa limontoz sipas dëshirës. Limonata përgatitet 2-3 orë para se të shërbehet dhe vendoset në frigorifer.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *