“Mbahet padrejtësisht në burg”/ Ambasada amerikane në Tiranë thirrje Rusisë: Lironi menjëherë Alexey Navalny! (Video)

Ambasada amerikane në Tiranë i ka bërë thirrje Rusisë që të lirojë nga burgu udhëheqësin e opozitës, Alexey Navalny.

Me anë të një postimi në Facebook, ambasada shkruan se populli rus ka të drejtë të shprehë pikëpamjet e tij në mënyrë paqësore pa pasur frikë nga çdo lloj ndëshkimi.

Ambasada publikon një video-mesazh në “Facebook”, ku kujton helmimin e Navalnyt një vit më parë, shërimin e tij në Gjermani dhe kthimin e tij në Rusi, ku u arrestua dhe po mbahet në burg prej 200 ditëve.

“Një vit më parë, udhëheqësi i opozitës ruse Alexey Navalny u helmua në vendlindjen e tij me një agjent nervor kimik. Pas shërimit të tij në Gjermani, ai u tregua i guximshëm dhe u kthye në Rusi. Atje u arrestua menjëherë dhe tashmë ka kaluar më shumë se 200 ditë pas hekurave. Ne i bëjmë thirrje qeverisë ruse të lirojë menjëherë Alexey Navalny, si dhe të gjithë ata që mbahen padrejtësisht. Populli rus ka të drejtë të shprehë pikëpamjet e tij në mënyrë paqësore pa pasur frikë nga çdo lloj ndëshkimi”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *