Tragjike/ Ishte e infektuar me Covid, 20-vjeçarja nga Tropoja ndërron jetë në Gjakovë

Një vajzë 20-vjeçare që është ishte prekur nga COVID-i ka vdekur dje në Gjakovë. Sipas raportimeve mediatike, e reja ishte me prejardhje nga Tropoja, por me vendbanim në fshatin Ramoc të komunës së Gjakovës.

“Covidi i merr jetën vajzës 20 vjeçare nga fshati Ramoc, Gjakovë, ngushëllime familjes dhe të gjithë farefisit. U prehfsh ne paqe Suela Gusterani Pepaj. Varrimi bëhet sot në ora 16:00 në fshatin e lindjes Gusteran, Tropojë”, thuhet në njoftimin e “Gjakova Sot”.

Varianti ‘Delta’, ka rritur ndjeshëm numrin e rasteve me COVID në Kosovë, ku një ditë më parë rezultuan pozitiv 1.682 qytetarë dhe ndërruan jetë 11 persona.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *